SPAK e urdhëron dhe e paralajmëron për marrje me forcë, Gazment Bardhi si Erjon Veliaj: Jam i ftuar!

8 Maj 2024, 18:37 / POLITIKË ALFA PRESS

SPAK e urdhëron dhe e paralajmëron për marrje me forcë,
Erjon Veliaj nuk është i vetmi që urdhërohet të shkojë në SPAK në datën dhe ditën e përcaktuar me shënimin që nëse nuk paraqitet, do të merret ne forcë i shoqëruar me polici gjyqësore, dhe e “shet” si vizitë dhe si dëshirën e tij për të shkuar në SPAK pas një "ftese".

SPAK e urdhëron dhe e paralajmëron për marrje me forcë,
Nën shembullin e Veliajt, ecën edhe Gazment Bardhi, i cili pasi është thirrur në SPAK si person që ka dijeni për ngjarjen, për një kallëzim penal të vitit 2016 që ka të bëjë me Olsi Ramën dhe në atë periudhë e ka bërë zyrtarisht Partia Demokratike, deklaron se thjesht jam ftuar për të dhënë sqarime.

Meqenëse Gazment Bardhi është jurist, ai duhet ta dijë që në SPAK nuk ftohesh për sqarime, por urdhërohesh të vesh në ditë dhe orë të caktuar si person që ka dijeni për një çështje të caktuar dhe, nëse ke ndryshuar mendim rrugës ose nuk vete pa arsye, të shoqëron policia me forcë.

Pra, SPAK-u nuk është vend ku mund të bëhet paradë dhe të mburresh që më kanë ftuar dhe ti po shkon ti ndihmosh.

Le të shpresojmë që të mos i quaj edhe Bardhi si Veliaj “kolegë” hetuesit e BKH-së dhe prokurorët e SPAK-ut. Por kjo do duket pasi të dalë, pasi pas rihapjes së hetimeve për "Xibrakën", SPAK do të duhet të sqarojë përfundimisht këté çështje!/Alapress.al

 

Po ndodh...

ide