SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, Kuvendi njofton datën e mbledhjes së Këshillit të Mandateve

Në datën 23 shkurt në orën 10:00 do të mblidhet Këshilli i Mandateve për imunitetin e Belinda Ballukut, pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme.
Anëtarët e Këshillit mblidhen pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e qeverisë për pezullimin e masës së GJKKO që shkarkoi nga funksionet publike, zv/kryeministren Belinda Balluku.
Mbetet për t’u parë nëse Këshilli i Mandateve drejtuar nga Niko Peleshi do të marrë në shqyrtim kërkesën e Prokurorisë së Posaçme.
Kujtojmë që sot kreu i qeverisë u shpreh se Belinda Balluku i ka paraqitur tre herë dorëheqjen, ndërsa theksoi se ndryshimet ligjore në kod nuk kanë lidhje rastin e Belinda Ballukut. Kryeministri deklaroi se Parlamenti do të shprehet për imunitetin e Belinda Ballukut dhe më pas pas do të votohen ndryshimet ligjore.
“Rasti konkret është një proces në Kuvendin e Shqipërisë dhe do trajtohet me përgjegjësinë që ne kemi si shumicë qeverisëse. Kush i lidh këto të dyja edhe në aspektin kohor, nëse nuk gaboj në llogarinë e kohës, parlamenti do të shprehet më para për imunitetin dhe më pas do të kojë në votë ky ndryshim. Kështu që nuk ka lidhje me rastin konkret”, tha sot Rama ku u prezantua nisma per ndryshimet ligjore.
Po ndodh...
Pastërtia kryeministrore mes kolerës qeverisëse!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
