Tabaku: Nga se ka frikë sot drejtësia; nga ligji apo nga politika?

22 Shtator 2022, 11:02 / POLITIKË ALFA PRESS

Tabaku: Nga se ka frikë sot drejtësia; nga ligji apo nga politika?

Deputetja e PD, Jorida Tabaku gjatë fjalës së saj në parlament ditën e stome, iu drejtua edhe situatës me reformën në drejtësi. Ajo vuri në dukje se sot drejtësia po shantazhohet nga pushtetarët të cilësdo kohe që kanë frikë nga hetimi.

“Të premten kreu i Departamentit të Drejtësisë në SHBA, Merick Garland tha:

“Sundimi i  Ligjit do të thotë se ligji trajton në mënyrë të barabartë secilin nga ne: Nuk ka një ligj për miqtë dhe një tjetër për armiqtë; një për të fuqishmit dhe një tjetër për të dobëtit; një për të pasurit dhe një tjetër për të varfërit.”

Në vitin 2016 kjo sallë votoi me 140 vota, pra 100%, amendimet në Kushtetutën e Shqipërisë për të nisur një prej ndryshimeve më themelore në shtetin shqiptar; Reformën në Drejtësi.”

Ajo vuri në dukje se si drejtësia nuk po flet për inceneratorët, për kontratat e PPP-ve dhe për afera të tjera korruptive

“Ku është drejtësia sot, drejtësia që aq shumë e kërkuam, drejtësia që e votuam për t’u reformuar 140 deputetë ndërsa një aferë korruptive prej 430 mln eurove si ajo e 3 inceneratorëve vazhdojnë të marrin para nga buxheti i shtetit?!

Si ka mundësi që kjo drejtësi hesht kur një projekt mafioz, i vërtetuar në disa mënyra, sot ka një normë fitimi 30% më të lartë se sa çdo biznes tjetër në vend?

Si ka mundësi që drejtësia hesht edhe pse me zë dhe me figurë u vërtetua që kryetari bashkisë ka miratuar në kundërshtim me ligjin projektin dhe koncesionin?

Si ka mundësi që hesht drejtësia kur ka prova se si ish ministra dhe politikanë me pushtet kanë udhëtuar, kanë bashkëpunuar dhe kanë shkelur ligjin për të ndihmuar Klodian Mërtirin, Klodian Zoton dhe Stela Gugalljan?!

Përse hesht drejtësia që duhet të na tregonte se nuk ka të paprekshëm as në politikë, as në biznes dhe as në fushën e krimit?!

Nga se ka frikë kjo drejtësi; nga ligji apo nga politika?!

Në një shtet të së drejtës, në një shtet ku sundon ligji dhe jo maliqi përgjigja është e qartë.”

 

Po ndodh...