Thumanë-Kashar izolon zonën e biznesit/ PD, Bakiu: Asnjë institucion nuk jep llogari në shkelje të plotë të ligjit

Në një deklaratë për mediat, deputetja e PD, Merita Bakiu, shprehet se “qindra e mijëra biznese, fermerë e qytetarë rrezikojnë të mbeten të izoluar, ndërkohë qeveria dhe institucionet përgjegjëse refuzojnë të bëjnë publike projekt-zbatimin përfundimtar të aksit Thumanë-Kashar”.
Më tej Bakiu thotë se “me të njëjtën arrogancës deputetët e Partisë Socialiste, kanë nisur para-fushatën e premtimeve, por duke refuzuar të përballen me qytetarët e Krujës mbi cështjen e këtij aksi”.
“Ndaj sot si deputete, përfaqësuese e vullnetit të dhjetra mijëra qytetarëve të Bashkisë Krujë, dhe njëherazi si qyteare e Krujës, do të kërkoj një interpelancë urgjente me Ministren Balluku për mungesën e transparencës ndaj qytetarëve të Krujës dhe rrezikut të izolimit të tyre nga aksi Thumanë-Kashar.” – përfundon deputetja e PD.
DEKLARATË E DEPUTETES DHE ANËTARES SË KRYESISË SË PD, MERITA BAKIU
Të nderuar qytetarë,
Mungesa e transparencës dhe arroganca e qeverisë po tentojnë të izolojnë një komunitet të tërë sic është dhe Bashkia Krujë.
Që prej fillimit të punimive të aksit Thumanë-Krujë, qytetarëve po i mohohet një ndër të drejtat themelore, ajo e të bërit transparencë të projektit përfundimtar.
Ky aks përshkruan një pjesë të konsiderueshme të terriorit nën administrim lokal të Bashkisë Krujë, por në mungesë të një transparence mbi hyrje-daljet e këtij aksi kaq të rëndësishëm, rrezikohet të lihet e braktisur nga kjo nyje me rëndësi infrastrukturore për ekonominë e zonës.
Qindra e mijëra biznese, fermerë dhe qytetarë po rrezikohen të mbeten të izoluar, ndërkohë qeveria dhe institucionet përgjegjëse refuzojnë të bëjnë publike projekt-zbatimin përfundimtar të aksit Thumanë-Kashar.
Prej gati një viti, banorët e bashkisë Krujë, kanë protestuar dhe ngritur zërin për këtë mungesë vëmendje e transparence e Qeverisë. As pushteti vendor i cili është shndërruar thjeshtë në një zgjatim të qeverisë, nuk e adreson këtë problematikë kaq thelbësore për qytetarët.
Në cilësinë si deputete e Qarkut të Durrësit e në vecanti si përfaqësuese e dhjetra e mijëra qytetarëve të bashkisë Krujë kam depozituar në Kuvendin e Shqipërisë një kërkesë pyetjesh drejtuar Këshillit të Ministrave, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Autoritetit Rrugor Shqiptar.
Në mënyrë të paprecedentë dhe në shkelje të Rregullorës së Kuvendit, e ligjit për statusin e deputetit, të treja këto institucione, përfshirë Kryemnistrinë jo vetëm kanë tejkaluar afatet proceduriale të parashikuara por dhe refuzojnë të jenë llogaridhënese ndaj përfaqësues së dhjetra mijëra qytetarëve të Krujës në Kuvendin e Shqipërisë.
Me të njëjtën arrogancës deputetët e Partisë Socialiste, kanë nisur para-fushatën e premtimeve, por duke refuzuar të përballen me qytetarët e Krujës mbi cështjen e aksit Thumanë-Kashar.
Qartazi Edi Rama dhe Ministria Balluku nuk e kanë vëmendjen tek qytetarët, zhvillimi ekonomik, bizneset, e mirëqënia e qytetarëve të bashkisë Krujë, të cilët rrezikohen të izolohen nga një aks me rëndësi kombëtare.
Edi Rama dhe Belinda Balluku po vijojnë të abuzojnë e vjedhin paratë e taksapaguesve shqiptarë e qytetarëve të Bashkisë Krujë, me një projekt infrastrukturor si ai Thumanë-Kashar i cili ndonëse ka një kosto ndërtimi 5 herë më të shtrenjtë se në BE, po rrezikon përjashtimin dhe izolimin me arrogancë të një komuniteti si ai i Krujës, duke rrezikuar të ardhmen dhe zhvillimin ekonomik të saj.
Ndaj sot si deputete, përfaqësuese e vullnetit të dhjetra mijëra qytetarëve të Bashkisë Krujë, dhe njëherazi si qyteare e Krujës, do të kërkoj një interpelancë urgjente me Ministren Balluku për mungesën e transparencës ndaj qytetarëve të Krujës dhe rrezikut të izolimit të tyre nga aksi Thumanë-Kashar.
-
Gazment Bardhi dhe Flamur Noka nisin 'fuqishëm' takimet në Shkodër
14 Shkurt, 11:35 -
-
Jep dorëheqjen Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Admir Abrija
14 Shkurt, 11:16 -
-
-
-
-
Vjedhja në rrugën “Myslym Shyri”, policia identifikon autorin (Foto)
14 Shkurt, 10:40 -
-
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128










