U përplas me Ramën në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, reagon sot Spiropali: Mbaje fytyrën nga drita dhe hijet mbeten pas

29 Mars 2026, 12:19 / POLITIKË ALFA PRESS

U përplas me Ramën në mbledhjen e grupit parlamentar të

Një ditë pas përplasjeve në mbledhjen me dyer të mbyllura mes socialistëve, ka ardhur edhe reagimi i ish-ministres Elisa Spiropali.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spiropali ka publikuar një foto të shkrepur këtë të diel, ku shfaqet nën rrezet e diellit, të shoqëruar me disa fjalë që janë interpretuar si një mesazh që ka “sinjale” të qarta për përplasjen e saj një ditë më parë me kryeministrin Edi Rama.

Si ish-ministre me një profil të spikatur prej disa muajsh në diplomaci, Spiropali ka zgjedhur që reagimin e saj ta japë në mënyrën më diplomatike të mundshme.

 “Të diel të bukur. Mbaje fytyrën nga drita dhe hijet mbeten pas”, shkruan Spiropali shkurtimisht.

Kujtojmë se një ditë më parë, socialistët u mblodhën për gjashtë orë në Pallatin e Brigadave. Burime për mediat bënë me dije se gjatë mbledhjes pati edhe një moment tensioni mes kreut të qeverisë dhe njëherësh kryesocialistit, Edi Rama dhe deputetes Elisa Spiropali.

Sipas të njëjtave burime u mësua se gjatë raportimit mbi strategjitë e komunikimit nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, Spiropali ka reaguar duke qeshur, çka ka sjellë një ndërhyrje nga vetë Ismaili e cila iu drejtua: “Zonja Spiropali nuk e di çfarë ka për të qeshur”.

Në këtë moment ka ndërhyrë kryeministri Rama, i cili i është drejtuar Spiropalit duke i thënë: “Ti në prezencën time nuk komunikon, sidomos kur unë jam këtu”.

Më tej, gjatë një komunikimi disa minutësh mes tyre, mësohet se Rama i ka thënë deputetes: “Mos më bëj të flas se mund të tregoj gjëra që s’të pëlqejnë, hesht”. Ndërsa Spiropali i është kundërpërgjigjur duke theksuar se, nëse ka diçka për të thënë, ai duhet ta thotë hapur.

“Do të nxjerr jashtë dhe do marr masa. Mos më provoko më”, mësohet t’i ketë thënë Rama Spiropalit, ndërsa kjo e fundit refuzoi.

Spiropali: S’ dal. Nuk kam bërë asgjë për të dalë jashtë.

Rama: Dil ose do të nxjerr unë.

 

Po ndodh...

ide