U thirr në SPAK për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”, Mediu: Do jap përgjigjet që di...

23 Shtator 2022, 15:05 / POLITIKË ALFA PRESS

U thirr në SPAK për privatizimin e ish-kompleksit

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu u shpreh i rezervuar sot për të dhënë detaje lidhur me dëshminë një ditë më parë në SPAK sa i përket privatizimit të ish kompleksit Partizani.

Në një intervistë në News 24, ai shprehet se nëse do të thirret sërish, do të japë përgjigjet që di për këtë histori.

Për çfarë u thirrët nga SPAK?

U thirra si person që ka dijeni për çështjen si ish ministër i Mbrojtjes.

Çfarë deklaruat?

Nuk jam këtu për të interpretuar. Ajo është një çështje që ka të bëjë me hetimin dhe nuk ka të bëjë me median dhe publikun.

Është një hetim që ka nisur kohë më parë? Është hera e parë që thërriteni për këtë çështje?

Nuk e di kur ka nisur. Po është hera e parë që thirrem.

Do shkoni sërish?

Pa dyshim. Do jap atë përgjigje në bazë të ligjit që di unë.

Në çpikë jemi sa i përket sulmeve kibernetike?

Qeveria nuk mund ta shohë këtë si çështje triumfalizmi duke e interpretuar çdo gjë që ka ndodhur me mbështetjen e partnerëve të tjerë, por duhet ta shohë me përgjegjësi çfarë ka ndodhur dhe si duhet zgjidhur situata. Ne jemi në një luftë me Iranin dhe ka nisur kur pranuam Rezistencën iraniane në Tiranë. i kemi dhënë një mbështetje bipartizane. Ka pasur disa reagime të Iranit ndaj Shqipërisë. Ka pasur një tentativë të një sulmi terrorist në Paris, janë arrestuar në Vjenë dhe Belgjikë. Ka pasur një tentativë për një akt terrorist për të hedhur në erë ambientin ku po zhvillohej aktiviteti dhe ku i pranishëm ishte edhe Rudi Guliani, kemi qenë unë dhe Majko. Vazhdoi më pas me procesin e hakerimit përpara takimit që do të zhvillonte Rezistenca Iraniane me përfaqësues nga të gjitha vendet e botës.

 

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128