“Urdhër-arrestet plotësohen si ftesa dasmash”, Rama sulmon gjyqësorin: Për Vit të Ri 40 kontrolle banesash! Prokurorët duan të “mbushin” CV-ë

Kreu i qeverisë Edi Rama ka kritikuar drejtësinë në lidhje me atë që ai e konsideroi si “goditje” ndaj administratës publike.
Ai u shpreh se fletët e arrestit plotësohen lehtësisht, duke shtuar se shpesh kjo shihet si mundësi nga prokurorët që të shtojnë CV-në e tyre.
“Të kryesh 40 kontrolle banesash ditën e Vitit të Ri do të thotë që nuk ke asnjë kuptim për efektin psikologjik që ka për shoqërinë.
Nëse nuk do ta vijojmë përpjekjen nuk do të ketë kurrë drejtësi të pavarur në Shqipëri, kjo është rruga me të gjitha dhimbjet e problemet tona, Ne duhet të bëjmë çmos të ruajmë balancën.
Punonjësit e administratës nuk janë mish për top të askujt dhe shënjestra për të mbushur prokurorët CV-në. Është e pa pranueshme ajo që ndodh në prokuroritë e rretheve me fletët e arresteve që plotësohen si ftesa për dasëm”, tha ai.
Po ndodh...
Pastërtia kryeministrore mes kolerës qeverisëse!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
