Valteri: Belind Këlliçi pagoi për foton me Trump, ka prova dhe faturë! Do ketë tjetër kallëzim në vijim

7 Janar 2025, 22:27 / POLITIKË ALFA PRESS

Valteri: Belind Këlliçi pagoi për foton me Trump, ka prova dhe

Nuk është vetëm Ilir Meta dhe Partia e Lirisë që kanë halle penale dhe juridike me çështjen e lobimit në SHBA. Një tjetër emër në skenë është edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi.

Bëhet fjalë përsëri për një faturë të paguar për foton me presidentin e sapozgjedhur amerikan, Donald Trump, për të cilën ai deklaroi “zero lekë”, por që tashmë është në verifikim dhe hetim nga SPAK, së bashku me çështjen e shkollës dhe pasurisë së partneres.

Ish-deputeti Halit Valteri ishte ai që dha lajmin në studion e ‘Repolitix’ sot në mbrëmje, në debatin e zhvilluar në Report TV, se ka një provë që flet për pagesë dhe faturë dhe që së shpejti do dërgohet si kallëzim në SPAK.

Edhe ai që pretendonte se e bëri foto me ‘zero lekë’ me Donald Trump, e që doli foto te dera e halesë, Belind Këlliçi, ylli i ri në ngjitje, ka një të dhënë, një faturë. Do ketë një kallëzim për këtë (e kundërshton juristi Leonard Karaj, duke i përmendur foton e Ramës).
Se di pse Belindi ju djeg kaq shumë (i drejtohet leonard Karajt).

Nuk e di pse hidheni kur përmendet Belindi... (është bërë një kallëzim, ndërhyn avokati Edmond Petraj). Ka të tjera për të, mos u mërzisni. Do bëhet në vijim“, shprehet Valteri teksa pyetet edhe nga moderatori Denis Minga rreth faktit.

 

Po ndodh...

ide