VIDEO/ Flamur Noka: Do ta shkrijmë SPAK kur të vijmë në pushtet!

4 Prill 2024, 23:51 / POLITIKË ALFA PRESS

VIDEO/ Flamur Noka: Do ta shkrijmë SPAK kur të vijmë në
Nëse Gaz Bardhi është më i përdredhur në lidhje me prokurorinë speciale, e Sali Berisha ka frikë, kolegu , nënkryetar i Foltores është më i drejtëpërdrejtë. Gjatë emisionit të Grida Dumës, Flamur Noka duke debatuar me analistin Arjan Curri, tha se kur të vijnë në pushtet do të shkrijnë SPAK-un, (Video më poshtë).

Ndërkaq, analisti Arjan Curri ka deklaruar se ka pasur një marrëveshje të fshehtë dy ditë më parë, mes Edi Ramës dhe Sali Berishës.

Çelësin e dha Balla kur tha shijoje postin  Gazi, se është me përgjegjësi. Në hyrje të parlamentit në një ish kafe në bodrum tani para dy ditësh janë takuar dy eksponentët e rëndësishëm PS dhe Rithemelimit. Rama dhe Berisha janë takuar përmes emisarëve. Është bërë marrëveshje që kjo amnisti të kalojë në skuta, prandaj me amendamentet e Salianjit, është shkelur çdo rregull. Nuk është sekret se ka kanale të nëndheshme. Fitojnë disa njerëz konkret të të dyja krahëve që janë burgosur dhe duhen falur. Përfiton Gaz Bardhi dhe gjithë Foltorja dhe së treti është shkelur syri që përmes marrëveshje, mund tu jepet edhe vula. Nuk e di nëse pikën e tretë do e realizojë dot Rama”, tha Curri. “Këto janë deklarata për hir të klikimeve. Sa bukur e the”, ishte përgjigjja e Boçit.

 

Po ndodh...

ide