Lajme flash

VIDEO/ Kur Berisha merrte si shembull Bashën për të mposhtur Ramën!

12 Prill 2025, 22:14 / POLITIKË ALFA PRESS

VIDEO/ Kur Berisha merrte si shembull Bashën për të mposhtur

Në fjalimin e hapjes së Fushatës së 2013, Berisha falënderonte publikisht me emër e mbiemër Bashën për rotacionin që i kishte bërë Ramës dhe e merrte si model për t'a bërë të mundur ai në kërkim të mandatit të tretë! Pra, ky është në atë raste kur Berisha kishte nevojë për Bashën dhe e falënderonte publikisht! 

Pra, nuk është krejt e vërtetë ajo historia se Basha vetëm ka marrë apo përfituar nga Berisha! Nëse analizojmë mirë historinë, e cila për fat të mirë është e freskët, Berisha thuajse gjithçka pas 2005 e deri në 2013 e ka ekskluzivisht pushtetin falë Bashës e të tjerëve që i importuan me modeli KOP dhe mbajtën shtyllat e qeverisjes feri në 2013!

Në fakt, Berisha pa Bashën dhe të tjerët nuk do e kishte modifikuar imazhin e tij të goditur rëndë me ngjarjet e '97 dhe jo vetëm! 

Ndërsa, mbrëmë pamë një Berishë, thuajse të braktisur, të lodhur dhe jo entuziast! 

Tashmë, kohët kanë ndryshuar dhe Basha sot është konsideruar armiku i Berishës dhe i demokratëve, ai që kishte mundur Ramën, i vetmi nga demokratët dhe kishte fituar disa beteja të rëndësishme si edhe ajo e Elbasanit.



Po ndodh...