Atentatit me 4 të plagosur/ U qëllua me mbi 30 plumba, dyshohet se kanë qenë 3 autorë, dy prej tyre hapën zjarr! Ja makina ku po udhëtonin personat

Kryeqytetit u trondit mbrëmjen e kësaj të enjteje (17 prill) nga një atentat me armë zjarri, ku mbetën të plagosur 4 persona, dy prej tyre të mitur.
Mësohet se autorët kanë ndjekur makinën deri tek rrethrrotullimi i Shkozës, më pas ata kanë hapur zjarr në mënyrë të vazhdueshme.
Nga kamerat e sigurisë dhe nga gëzhojat e gjetur dyshohet se autorët kanë qëlluar me mbi 30 plumba. Mendohet se kanë qenë 3 persona, 2 kanë qëlluar me armë, ndërsa i treti ka patur rolin e shoferit.
Si në çdo ngjarje kriminale, autorët pasi kanë kryer krimin janë larguar me nje automjet fuoristradë dhe në zonën e Lundrës e kanë djegur makinen e tyre dhe më pas janë larguar sërish në drejtim të padiur.
Sipas informacioneve paraprake, autorët kanë ndjekur mjetin nga rrethrrotullimi i Shkozës dhe kanë hapur zjarr në drejtim të tij gjatë ndjekjes.
Menjëherë pas sulmit, autorët dyshohet se janë larguar me shpejtësi dhe më pas kanë djegur automjetin e përdorur në zonën e Lundrës, në një përpjekje për të humbur gjurmët. Automjeti i djegur mbante targa AA 040 YV, të cilat janë në proces verifikimi nga autoritetet.
Nga atentati dyshohet se janë plagosur katër persona. Burime nga Spitali i Traumës bëjnë me dije se kanë mbërritur të plagosur me armë zjarri shtetasit Arens Stafa, 34 vjeç, dhe Marko Bardhi Demiraj, 17 vjeç, të cilët janë dëmtuar në dorë dhe krah. Gjithashtu, në sallën e operacionit janë futur Dior Demiraj, 11 vjeç, dhe Kian Mullaj, 19 vjeç.
Më datë 17.04.2025, rreth orës 21:50, në spitalin e Traumës, kanë shkuar dyshohet të plagosur me armë zjarri në Lundër, shtetasit A. S., 34 vjeç, K. M., 19 vjeç, dhe dy të mitur të moshës rreth 11 vjeç dhe 17 vjeç.
Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Për këtë ngjarje do të kemi informacion më të zgjeruar pas sqarimit të plotë të rrethanave të rastit.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




