Vila e Ballukut në emër të tij, ish-drejtori i Milanit Igli Tare del nga Prokuroria e Posaçme pas 5 orësh e gjysmë marrje në pyetje

4 Qershor 2026, 14:56 / POLITIKË ALFA PRESS

Vila e Ballukut në emër të tij, ish-drejtori i Milanit Igli Tare

Igli Tare, ish-futbollisti i Kombëtares dhe ish-drejtori i Lazios dhe Milanit në Itali, është vënë nën akuzë nga SPAK.

Paraditen e sotme ai u paraqit në Prokurorinë e Posaçme, ku i është komunikuar fakti se është person nën hetim për akuzën e pastrimit të parave.

Raportimet paraprake janë se kjo çështje lidhet me dosjen “Balluku”.  Tare në shumicën dërrmuese të kohës e ka lidhur veprimtarinë e vendit me futbollin jashtë vendit.

Pas 5 orësh e gjysmë marrje në pyetje, ai ka dalë nga SPAK, teksa nuk ka zgjedhur të flasë për gazetarët e pranishëm.

 

Po ndodh...

ide