Lajme flash

Vota e diasporës/ Përgatiten zarfet që do t'u shpërndahen emigrantëve, çfarë dihet për procesin

12 Prill 2025, 17:31 / POLITIKË ALFA PRESS

Vota e diasporës/ Përgatiten zarfet që do t'u

Ditën e sotme ka nisur përgatitja e materialeve zgjedhore për shqiptarët që do të votojnë jashtë territorit të vendit.

Lidhur me procesin mësohet se në fillim vuloset fleta e votimit, vendoset në një zarf, më pas vendoset në zarfin e KQZ-së, bashkë me një udhëzues se si do të votojnë, si dhe një listë me kontaktet e korrierëve që mund të thërrasin pasi të kenë kryer procesin e votimit.

Bëhet me dije se disa qarqe si Kukësi, Dibra, Vlora e të tjera, për të cilat ka përfunduar përgatitja e materialeve dhe ato dërgohen menjëherë me postë, duke nisur nga kjo e shtunë.

Zarfet me fletët e votimit pritet të nisin të rikthehen në KQZ nga mesi i javës që vjen, por numërimi i tyre do të bëhet më 11 maj.

 

Po ndodh...