Emri+Skandali/ U arrestua për ngacmim të nxënësve, mësuesi nga Përrenjasi tentoi të largohej nga Shqipëria!

17 Prill 2025, 10:58 / AKTUALITET ALFA PRESS

Emri+Skandali/ U arrestua për ngacmim të nxënësve,

Një ngjarje skandaloze është regjistruar në një nga shkollat e vendit ku mësuesi i identifikuar si Fatmir Hoxha ka ngacmuar seksualisht nxënëset e tij.

Burime për mediat bëjnë me dije se mësuesi 55-vjeçar është arrestuar së fundmi nga blutë, ndërkohë që ishte përpjekur të largohej nga vendi.

Ngjarja ka ndodhur në një shkollë në Përrenjas ku mësuesi Hoxha ka ngacmuar seksualisht dy nxënëse 13 dhe 14 vjeç.

Kanë qenë prindërit e dy vajzave ata të cilët denoncuan në Polici 55-vjeçarin duke pretenduar se ky i fundit i përndiqte në mënyrë të përsëritur dhe i ngacmonte seksualisht dy të miturat.

Pas denoncimit Hoxha tentoi që largohej nga Shqipëria, mirëpo blutë arritën t’ia “hedhin prangat” në aeroportin e Rinas-it.

Sakaq nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se ngjarja është përsëritur në disa raste gjatë muajve të fundit, gjë e cila ka sjellë dhe shqetësim te të miturat, por dhe familjarët e tyre. Grupet hetimore kanë  sekuestruar gjithashtu prova të cilat dyshohet se mbështesin pretendimet e kallëzuesve.

Ndaj shtetasit Fatmir Hoxha rëndon akuza për përndjekje dhe ngacmim seksual ndaj një të miturve, vepra këto të dënueshme sipas legjislacionit penal shqiptar.

 

Po ndodh...

ide