"Zotërinë amerikan e ke marrë me pagesë!" Berisha-Ballës: Ky është një shpifës i ulët! Ministri: Shihemi në gjyq Sali!

Gjatë seancës me tone të ashpra Taulant Balla i është kthyer Sali Berishës, për këshilltarin amerikan që ai ka marrë së fundmi.
Balla thotë se ai është marrë me pagesë dhe nuk përfaqëson Amerikën.
Balla: Gjeni një rast kur të kemi bërë ne komente për hetime të drejtësisë. Asnjëherë nuk kemi bërë komente kur prevalon prezumimi i pafajësisë. Në tetor 2023, prokuroria ngrinte akuzë ndaj njërit prej jush. Unë isha personi që kisha bërë kallëzimin dhe nuk bëra asnjë koment të vetëm. Këtu ka një standard. Unë e kuptoj që zotëria (Berisha) quhet gënjeshtar patologjik. Përfitojnë nga imuniteti që të jep foltorja këtu. Erdhi këtu siç e ka zakon mbi 30 vite dhe ngriti gënjeshtra pa fund, ndaj kryeministrit, anëtarëve të familjes së tij. Shko atje dhe bëj një kallëzim. Zotërinë amerikan e ke marrë me pagesë çdo deklarimi i zotërisë nuk vlen sepse e ke paguar. Bëni mirë që të depozitoni në KQZ kontratën që keni me zotërinë. Folët këtu për ambasadoren e SHBA. Ajo ka qenë në Shqipëri e emëruar me firmën e Presidentit Trump.
Berisha: E ka ngatërruar.
Balla: Aaa e paska ngatërruar Trump. Kryeministri Rama do të takohet sërish këtë vit me Presidentin Trump dhe në 2027 e presim për samitin e NATO-s….
Balla: Shihemi në gjyq Sali!
Berisha: Ky është një shpifës i ulët.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


