Protestuesi nga tubimi para Kryeministrisë: Kam 30 ditë që s’më flasin prindërit, pasi shava Sali Berishën!

3 July 2026, 21:30 / POLITIKË ALFA PRESS
Protestuesi nga tubimi para Kryeministrisë: Kam 30 ditë që

Një protestues gjatë fjalës së tij në tubimin para Kryeministrisë, tha se kishte 30 ditë që nuk fliste me prindërit, pasi kishte sharë kryedemokratin Sali Berisha.

“Për 2 daljet e mia më të mëparshme kam marrë shumë kritika, tallje e ofendime për faktin se unë nuk jam nga Zvërneci e as nga Rrjolli dhe për këtë arsye unë s’kam pasur pse me dal këtu për të folur apo për të sharë këta gjakpirësa. Goditjen e parë më të madhe e kam marrë prej prindërve, sepse për ata është Zoti në qiell dhe Sali Berisha në tokë, por unë ia kam sharë. Kam 30 ditë që nuk flas me babën e nënën. Zemra më dhemb, por sot nga ky shesh kam vendosur për ta shtyrë edhe për 30 ditë të tjera”, tha protestuesi.

Po ndodh...