Biskota me arrë kokosi

10 Tetor 2022, 07:13 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Biskota me arrë kokosi

Koha e përgatitjes : 5 minuta

Koha e pjekjes: 10 minuta

Për 4 persona

Përbërësit

170 gr miell arrë kokosi, 200 gr sheqer, 40 gr miell për ëmbëlsira, 2 vezë, pak kripë, kakao pluhur, sheqer pluhur

Përgatitja

1. Përgatisni brumin për biskotat. Përziejini dy llojet e miellit dhe sheqerin.

2. Krijoni një vrimë në mes dhe hidhni vezët dhe kripën. Punojeni brumin fillimisht me ndihmën e një luge dhe më pas me duar derisa të merrni një brumë të fortë dhe homogjenë.

3. Brumin ndajeni në toptha të vegjël me diametër rreth 1 cm. Pluhurosini gjysmat me pluhur sheqeri, gjysmat me kakao pluhur.

4. Shtroni tavat me letër pjekjeje dhe vendosni biskotat në distancë nga njëra -tjetra.

5. Piqini në furrë në 14 gradë C për 10 minuta. Lërini të ftohen dhe shërbejini me kafe ose çaj.

Po ndodh...