Byrek me patate të ziera

Midis shumëllojshmërisë së byrekëve, në kuzhinën tradicionale shqiptare, veçanërisht veriut nuk mungon byreku me patate. Duket pak i çuditshëm kombinimi i miellit me patatet, pasi kjo e fundit ka një përmbatje të lartë amidoni, por në fakt rezultati është i jashtëzakonshëm.
Koha e përgatitjes: 30 minuta
Koha e pjekjes: 45 minuta
Për 4-6 persona
Përbërësit për brumin
500 gr miell 00, 1 gotë ujë, kripë
Përbërësit për mbushjen
500 gr patate, 2 qepë, 100 gr djathë i grirë kaçkavall, 100 ml vaj ulliri, 1 tufë kopër & 1 tufë majdanoz, arrë moskat, kripë dhe piper.
Përgatitja
1. Në një bazament kuzhine hidhni miellin në formë piramide dhe hapni një vrimë. Shtoni ngadalë ujin, kripën dhe përziejini mirë me duar, derisa të përfitoni një masë brumi homogjene dhe elastike. Lëreni të pushojë të paktën 30 minuta në frigorifer.
2. Qëroni patatet dhe vërini të ziejnë në temperaturë mesatare. Kur të jenë zierë, hiqini nga tenxherja dhe shtypini me pirun si veproni për purenë.
3. Në një tigan të thellë, skuqni me 2 lugë gjelle vaj ulliri qepët e prera në rrathë, derisa të zbuten.
4. Shtoni purenë e patateve, djathin e grirë kaçkavall, erëzat dhe në fund kripën dhe piperin.
5. Nxirrni brumin nga frigoriferi dhe ndajeni në kulaçka me masë të njëjtë. Kulaçkat hapini petë dhe lyeijini me vaj ulliri.
6. Përgjatë gjithë petës vendosni 2-3 lugë nga gjella me patate. Mblidhini në formë roleje petët dhe me kujdes vendosini në tavën e lyer paraprakisht me vaj ulliri.
7. Petët vendosen në tavë në mënyrë rrethore nga qëndra anash. Byrekun piqeni në 200 gradë C për 45 minuta.
8. Lëreni të ftohet dhe më pas e shërbeni. Nëse doni mund ta shoqëroni me dhallë.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
