Krahë pule të pjekura me fara susami

21 Prill 2024, 08:22 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Krahë pule të pjekura me fara susami

Për këtë recetë, jam gati kurdoherë!

Përbërësit

1 kg krahë pule
2 lugë gjelle vaj luledielli
¾ filxhan me sheqer kaf
1/3 filxhan me lëng lime
1 lugë çaji me spec të kuq pluhur
2 lugë gjelle hudhër e grimcuar
2 lugë gjelle vaj susami
2 lugë gjelle gjalpë të ftohtë, pa kripë
1 lugë gjelle me fara susami.

Udhëzimet

Parangrohni furrën në 200 gradë celsius. Merrni një tavë dhe vendosni në të një letër kuzhine.

Lani dhe thani më pas krahët e pulës.
I kaloni në një enë dhe i shtoni sipër vajin, kripën dhe ½ e specit të kuq pluhur. I përzieni mirë.

I fusni në furrë të piqen derisa të bëhen disi krokante për 30-35 minuta. Ndërkohë që ato piqen, ju përgatisni salcën.

Në një tas të vogël përzieni sheqerin kaf, lëngun e limës, specin e kuq pluhur që mbeti dhe hudhrat.

Masën e vendosni në zjarr mesatar dhe e përzieni vazhdimisht për gati 15 minuta.

Në fund e hiqni nga zjarri, i shtoni menjëherë vajin e susamit dhe gjalpin. I përzieni mirë me lugë.

I nxirrni krahët nga furra dhe i vendosni në një tas të madh.

I shtoni sipër salcën që përgatitët dhe farat e susamit. I përzieni mirë.
Shërbejeni menjëherë!