Francë-Senegal/ Zhbllokohet sfida, Mbappe kalon në avantazh “Gjelat”

16 Qershor 2026, 22:48 / SPORT ALFA PRESS

Francë-Senegal/ Zhbllokohet sfida, Mbappe kalon në avantazh

Franca ka kaluar në avantazh ndaj Senegalit në ndeshjen e parë të Grupit I të Botërorit 2026, që po zhvillohet në Nju Jork.

“Gjelat” synojnë të nisin me fitore rrugëtimin e tyre drejt objektivit për të rikthyer titullin kampion bote dhe për të fituar yllin e tretë në fanellë, ndërsa Senegali kërkon të surprizojë kampionët e dyfishtë në këtë përballje hapëse.

Ndeshja është zhbllokuar në minutën e 66-të, kur Kylian Mbappé realizoi golin e avantazhit pas një aksioni brenda zonës, duke e kaluar Francën në shifrat 1-0 ndaj Senegalit.

Më herët, ndeshja ka qenë e luftuar me raste nga të dyja skuadrat. Në minutën e 25-të, Nicolas Jackson goditi shtyllën pas një aksioni të rrezikshëm, ndërsa në minutën e 61-të Franca pretendoi për penallti, por pas rishikimit me VAR, gjyqtari akordoi vetëm rivënie fundore.

Senegali provoi të reagojë me Sadio Mané dhe goditje nga distanca, por pa arritur të gjejë rrugën e rrjetës, ndërsa portieri Mike Maignan ka qenë i sigurt në disa ndërhyrje.

Në minutën e 68-të, Nicolas Jackson shënoi, por goli u anulua për pozicion jashtë loje, duke mbajtur rezultatin 1-0 për Francën.

Po ndodh...

ide