Marinimi i mishit në qumësht një ide novatore

23 Prill 2022, 06:58 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Marinimi i mishit në qumësht një ide novatore

Procesi marinimit të mishit për shumë njerëz është i lidhur me idenë tradicionale të përzierjes vaj ulliri, verë/ uthull, kripë e piper. Por në kuzhinën e sotme moderne idetë novatore të marinimit guxojnë të përdorin produkte që imagjinata jonë i rrok pak. I tillë është dhe qumështi. Çdo të thotë ta marinosh mishin në qumësht? Qumështi me enzimat e tij ndihmon në zbutjen e dejeve dhe fijeve të mishit pa humbur vlerat proteinike. Në përfundim të procesit të marinimit  me një proces të shkurtër gatimi mishi të shkrin në gojë.

Biftekë viçi të marinuar në qumësht

Koha e përgatitjes: 30 minuta

Koha e marinimit: 1 orë

Koha e  gatimit 20-25 minuta

Për 4 persona

Përbërësit

 4 copa biftekë 80 gr secila, 240 ml qumësht për marinim, 100 gr bukë e grirë, 4 lugë gjelle djathë Parmigiano Reggiano, 150 gr djathë Mozarella i grirë, 1 filxhanë çaji salcë domateje,  2 lugë gjelle vaj ulliri, spec djegës pluhur, kripë, piper, rigon sipas dëshirës

Marinimi i mishit në qumësht një ide novatore

Përgatitja

1.       Shtroni në një tavë balte/ qelqi biftekët e rrahur mirë.Hidhuni kripë e piper sipas dëshirës.

2.      Mbuloni biftekët me sasinë e qumështit të dhënë në recetë, mbulojeni me qese kuzhine dhe lëreni të marinohet për 1 orë.

3.        Përzieni në një tavë bukën e grirë me djathin Parmigiano, kripë, piper, spec djegës i grirë dhe kaloni biftekët e marinuar nga të dyja anët

4.       Shtroni biftekët e kaluar në përzierjen e bukës së grirë, spërkatini djathë Parmigiano dhe me vaj ulliri dhe piqini në 180 gradë për 30 minuta.

5.       Hidhini sasisë së salcës së dhënë në recetë 1 lugë gjelle vaj ulliri, rigon sipas dëshirës  dhe përziejeni mirë.

6.       Nxirrni tavën nga furra. Mbulojeni me djathë Mozarella të grirë dhe vendoseni në furrë në 180 gradë për 10 minuta të tjera, derisa djathi të shkrijë.

7.       Shërbejeni pasi djathi të jetë ftohur.

Po ndodh...