Paçe koke-Receta Alfa

25 Shtator 2024, 08:24 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Paçe koke-Receta Alfa

Përbërësit:

1 kokë (qengji, dele, dhie apo viçi)
1 kokërr qepë
5 lugë supe vaj
1 lugë supe gjalpë
4-5 thelpinj hudhra
1 lugë supe miell
1 lugë kafeje piper i kuq
7-8 kokrra piper i zi
1 gotë mesatare verë
2-3 lugë uthull
2 gjethe dafine
Pak majdanoz
Pak spec djegës
Kripë, rigon

Përgatitja:

Ziejmë kokën në zjarr mesatar me pak kripë. Veçojmë mishin dhe e kaurdisim së bashku me qepën e grirë shumë hollë, derisa qepa të jetë tretur. Shtojmë piperin e kuq dhe e përziejmë disa herë sa të marrë vaji ngjyrën e kuqe. E shuajmë me verë dhe uthull e më pas hedhim hudhrat e shtypura, piperin e zi, specin djegës, kripën dhe rigonin. Ujin e kemi nxehur dhe ia shtojmë paçes, aq sa racione duam të përgatisim.

Në një tigan skuqim 1 lugë miell me gjalpë sa të marrë pak ngjyrë, e lëmë të ftohet dhe e tresim me pak ujë të ftohtë që të mos bëhet me kokrriza. E shtojmë në lëngun e paçes dhe e përziejmë mirë derisa të ajkoset. Hedhim gjethet e dafinës dhe majdanozin e grirë.

E provojmë për shijen e kripës e të athtësisë. Të gjitha bashkë, duhet të ziejnë 5-6 minuta, pastaj e largojmë nga zjarri dhe e shërbejmë të ngrohtë.

Po ndodh...