Sallatë e ftohtë verore me patate dhe majdanoz

7 Qershor 2024, 07:32 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Sallatë e ftohtë verore me patate dhe majdanoz

Temperaturat e larta e largojnë paksa dëshirën e konsumimit të gatimeve të rënda dhe shumë të ngrohta.

Të gjithë kthejnë sytë nga sallatrat dhe kombinimet e ftohta të perimeve gjatë verës.

Prandaj në këtë recetë Alfa ju këshillon të provoni një sallatë të re me patate, majdanoz dhe ullinj.

Sallata me patate të ziera të marinuara nuk është shija tipike tradicionale, por ju sigurojmë se do të kthehet në të preferuarën tuaj.

E shijshme për t’u ngrënë dhe mund të zevëndësojë një vakt të plotë pasi është e mbushur me vitamina dhe vlera.

Ndiqeni më poshtë si përgatitet ajo sipas këshillave të Alfa.

Përbërësit
800 gr patate
100 gr ullinj jeshilë
2 lugë gjelle limon
1 tufe majdanoz
vaj ulliri
kripë
piper i zi ose i kuq

Përgatitja
Për të nisur këtë recetë Alfa ju këshillon të qëroni lëkurën e patateve dhe t’i lani  ato me ujë të bollshëm.

Më pas pritini në copa të vogla katrore ose në feta dhe vërini në një tenxhere të mbushur me ujë.

Lërini të ziejnë në zjarr të mesëm për të paktën 20 minuta.

Po ndodh...

ide