
Shporta brumi të mbushura me mish viçi dhe perime

Shporta brumi të mbushura me mish viçi dhe perime
Përbërësit:
Për brumin:
500 gr miell
1 lugë çaji kripë
1 lugë çaji sheqer
1 pako maja e thatë / 20 gr maja e freskët
250 ml ujë të vakët
3 lugë gjelle vaj ulliri
1 vezë (për lyerje)
Për mbushjen:
300 gr mish viçi
150 gr kërpudha
1 spec i kuq
1 spec jeshil
1 qepë mesatare
2 thelpinj hudhër
3 lugë gjelle vaj ulliri
1 lgj salcë soje (opsionale)
Përgatitja:
Përziejmë miellin, kripën dhe sheqerin në një tas. Shtojmë majanë dhe ujin e vakët, duke shtuar edhe vajin. Formojmë një brumë elastik.
E mbulojmë dhe e lëmë të vijë për 1-2 orë në një vend të ngrohtë. Ndërkohë përgatisim mbushjen. Në një tigan të madh nxehim vajin dhe skuqim qepën e grirë imët derisa të bëhet transparente. Shtojmë mishin e viçit dhe e gatuajmë derisa të marrë ngjyrë.
Shtojmë më pas kërpudhat dhe specat, duke i gatuar për rreth 7-8 minuta. Në fund shtojmë salcën e sojës, kripën, piperin dhe rigonin. E përziejmë dhe e lëmë të ftohet pak. Pasi brumi të ketë ardhur, e ndajmë në topa të vegjël dhe i hapim me okllai. Vendosim secilin disk brumi në forma për muffins ose tasa rezistent ndaj nxehtësisë.
I mbushim me përzierjen e mishit dhe perimeve. Mbledhim skajet e brumit pak mbi mbushjen për të krijuar formën e shportës. Lyejmë sipërfaqen e brumit me një vezë të rrahur dhe i pjekim në furrë të parangrohur në 200°C për 20-25 minuta, derisa shportat të marrin një ngjyrë të artë.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128