U poqën fiqtë Gjino, epo le të bëjmë një kek
Fiqtë janë ndër frutat më të hershëm. Në Mesdhe dhe në vendin tonë fiku si frut gjendet qoftë i kultivuar, qoftë i egër. Varietet e fikut janë të shumëllojshme. Ato përdoren në kuzhinë si të përpunuar në formë reçeli, marmalate, glikoje por edhe në sallata apo antipasta. Vetitë tretëse të fikut jsnë të njohura. Po kështu tek fiqtë gjenden vitaminat A, B1, B2, B6 etj.
Kek me fiq të zinj
Koha e përgatitjes : 40 minuta
Koha e gatimit: 30 minuta
Vështirësia mesatare
Për 8 persona
Përbërësit
¼ filxhan çaji gjalpë i shkrirë, 1 filxhan çaji sheqer, 1 vezë, 2 filxhanë çaji miell, ½ lugë çaji kripë, 2 lugë çaji sodë buke, 1 filxha çaji qumësht të kondesuar, 1 lugë gjelle ekstrat vaniljeje, ½ filxhan çaji bajame të grira, 4-5 fiq mesatarë, ¼ filxhan çaji sheqer kaf, ¼ filxhsn çaji uj, 1 lugë gjelle lëng limoni.
Përgatitja
1. Në një tas të thellë përzieni bashk miellin, kripën dhe sodën e bukës. Lërini mënjanë.
2. Po në një tas tjetër të thellë rrihni me mikser gjalpin me sheqerin sa të kthehen në një masë kremoze. Shtoni vezën dhe vazhdoni ta rrihni për 5 minuta.
3. Në këtë përzierje shtoni miellin dhe qumështin e kondesuar. Përzieni mirë me tel kuzhine sa masa të jetë homogjene ( pa kokrriza mielli).
4. Shtoni ekstratin e vaniljes, 2/3 e bajameve të grira dhe 3 fiq të grirë.
5. Piqeni në furrë për 35 minuta në 175 gradë C. Lëreni kekun të ftohet.
6. Për të përgatitur glazaturën në një tigan hidhni 3 fiq të pastruar nga lëkura dhe të grirë imët. Shtoni sheqerin kaf dhe lëngun e limonit.
7. Masa duhet të ziejë dhe të trashet për rreth 20 minuta. Lëreni të ftohet dhe me kujdes shpërndajeni mbi kek.
8. Në fund zbukurojeni me bajamet e grira që kanë mbetur.
Treguesit ushqimorë për racion
370 kalori, 7 gr proteina, 71 gr karbohidrate, 7gr yndyrë,
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
