Rindërtimi, Rama ndan pamjet nga Kulla e Kujtesës në Thumanë
1 Mars 2022, 09:27 / AKTUALITET
Thumana në bashkinë e Krujës është transformuar tërësisht në një qytezë të rindërtuar me standardet më të mira, me banesa kolektive dhe pallate të reja dhe të gjithë infrastrukturën e nevojshme komunitare. Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga kulla e vjetër e ujit, e cila është kthyer në një kullë të kujtesës, në nderim të viktimave të 26 nëntorit.
“Mirëmëngjes dhe me cisternën e vjetër të kthyer në Kullën e Kujtesës në Thumanën e rilindur, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.
Qyteza e Thumanës në bashkinë e Krujës, një nga zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, u transformua në kuadër të Programit të Rindërtimit, i cili përfshin si shtëpitë individuale, ashtu edhe me banesat kolektive.

Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
Nga Bato Kosova
ide
Marrëdhëniet mëse normale dhe aspak revolucionare midis PD dhe PS
Nga Ervis Iljazaj
Pse ata u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?
Nga Kreshnik Spahiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128