A qeshim sot? Agron Llakaj tregon realitetin e hidhur në "Ora e Betit": Humori, për të ardhur keq. Shkalafitja e zinxhirit ...
Në prag të ndërrimit të viteve, në emisionin “Ora e Betit” në “Ora News” i kushtoi një vëmendje traditës së kaluar të festimit të natës së Vitit të Ri.
Aktori i mirënjohur shqiptar, Agron Llakaj i pyetur nga moderatorja Beti Njuma solli kujtimet e tij.
“Nuk e di për të tjerët, por për vete kam mendimin se profesionistë ka, por s’ka para, s’ka investitorë. Nuk paguajnë. Në konceptin e estradave profesioniste, nuk ka më trupa artistike; nuk ka lëvizje që të vijnë artistët nga grupet amatore dhe të ushqejnë ato profesioniste.
Pra, prishja dhe shkalafitja e këtij zinxhiri ka bërë që humori të ngelet sporadik, humori do ta gjesh nëpër Tiktok-e, banal sa më s’ka, por njerëzit mbase edhe këtë duan, nuk kam të drejtë t’i gjykoj. Në fund të fundit ky është realiteti, dhe është si puna e topit të borës, që në majë është top dhe kur zbret bëhet ortek, e po të zuri të zuri dhe s’ke ç’t’i bësh.
Dhe duke qenë një realitet i tillë unë ndjej keqardhje, sepse janë shumë të rinj e të reja që e duan pasi ku ka më bukur se humori, pasi ua zgjat jetën atyre që qeshin, ndërsa ata që e prodhojnë humorin janë me atë shprehjen e Çaplinit: Qesh o palaço qesh”, rrëfeu artisti i madh Agron Llakaj.
Po ndodh...
ide
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128