"Dua një fëmijë të dytë", Eneda Tarifa tregon si e gjeti 40 vjetori dhe planet për të ardhmen

9 Korrik 2022, 13:54 / SHOWBIZ ALFA PRESS

"Dua një fëmijë të dytë", Eneda Tarifa tregon

Këngëtarja Eneda Tarifa solli një rrëfim për veten si asnjëherë më parë ku foli për jetën sentimentale dhe atë profesionale.

Ajo ishte e ftuar në “5 minuta”, ku tregoi se ka vetëm pak muaj që ka mbushur 40 vjeç dhe kjo kohë ishte reflektuese dhe një etapë rilindjeje për të.

“Ndodhi një reflektim i madh me veten time patjetër dhe refleksionet ishin të tipit; që ta shijoj pak më shumë atë që bëj, pak më pak vrull se çdo gjë bëhet. Pak më shumë vlerësim për veten. Kam humbur kohë me ata që s’duhej”, u shpreh ajo.

E pyetur nëse do të ketë një martesë të dytë apo një fëmijë të dytë ajo tha se nuk ka pritshmëri dhe do e marrë jetën si t'i vijë.

“Mendoj që të flasësh për martesa, fejesa, bashkëjetesa është e kaluar për mua. Po të jap një përgjigje shumë konçize. Do ta marr jetën si të më vijë. Po erdhi le të vijë. Bujrum, derë e hapur. Po dua një fëmijë të dytë", tha Eneda.

Megjithatë e pyetur se me kë i ka telefonatat më të gjata, ajo u mendua dhe duke qeshur tha se personi ishte e ëma.

Po ndodh...

ide