E konfirmon/ Pas largimit nga emisioni “Wake Up”, Ori Nebiajn do ta shohim te “Përputhen”

5 Shtator 2022, 09:00 / SHOWBIZ ALFA PRESS
E konfirmon/ Pas largimit nga emisioni “Wake Up”, Ori Nebiajn do ta

Ditën e sotme ka nisur sezoni i ri i “Ëake Up”, i cili ka ardhur me ndryshime. Tashmë publiku do të zgjohet së bashku me Blendi Salaj, Enxhi Nasufi dhe Neada Muça, të cilët janë moderatorët e emisionit të mëngjesit në Top Albania Radio dhe Top Channel.

Ata kishin zgjedhur që të ftuarit e parë të ishin dy moderatorët e sezonit të kaluar të “wake Up”, Ori Nebijaj dhe Isli Islami.

Duke qenë se publiku ishte mjaft i lidhur me ata të dy, ata thanë se nuk ndodhi asgjë që u larguan nga “Ëake Up”, por ishte momenti i duhur që të merrnin këtë vendim.

“Është mirë që të largohesh në momentin e duhur, edhe pse je në momentin e mirë të punës. Do na mbetet një kujtim jashtëzakonisht i bukur”, tha Ori Nebijaj.

Kjo e fundit shtoi se pa përfunduar “Ëake Up” ka nisur bisedimet për sezonin e ri.

“Unë nisa punimet me ‘Pushimet On Top’. Është i lodhshëm dhe shumë i bukur. Tani që ka mbaruar, mbetet ana e bukur, lodhja harrohet.

Sezoni i ri padyshim që ka të reja. Është përfolur për “Për’puthen”. Do të jetë me shumë të reja, e shumë mundësisht mund të jem edhe unë pjesë. Nuk i dihet asnjëherë. Unë them se po”, tha Nebijaj, duke konfirmuar se do të jetë moderatore e programit të dashurisë.

 

Po ndodh...

ide