Fevziu, tregon ofertën marramendëse të Blen Blushit për të drejtuar Top Channel dhe pse e refuzoi

5 Shtator 2022, 11:54 / SHOWBIZ ALFA PRESS
Fevziu, tregon ofertën marramendëse të Blen Blushit për

Gazetari Blendi Fevziu është rrëfyer ditën e sotme për ‘’ABC e Mëngjesit’.

Ai ka folur nga pasioni i tij për udhëtime dhe deri tek marrëdhëniet e tij më të bijat.

Ndër të tjera moderator i njohur ka folur dhe për ofertën nga miku i tij Ben Blushi, për të drejtuar Top Channel, por që e refuzoi.

Ai gjatë bisedës ka theksuar se e gjen veten vetëm në TV Klan.

Ka qenë një ide e imja që të lëvizja në Top Channel, që lidhej me drejtimin e Top Channel nga një prej  miqve të mi të fëmijërisë dhe të shkollës që ishte Blushi. Por që nuk kam ndërmend të ndryshojë dhe nuk besoj që të ndryshojë më.

Besoj që e kam lidhur karrierën time me Klanin tani. Unë nuk jam njeri që kam lëvizur shumë, gjithë karrierën time kam ndërruar dy vende pune. Kam gjithmonë bindjen që njeriu investohet në një vend dhe sa më shumë të qendrojë në një vend aq më shumë e krijon raportin”, është shprehur Fevziu.

Po ndodh...

ide