Humbi motrën dhe të atin, Agron Llakaj mes lotësh: Dhimbja mbetet…

Aktori i njohur dhe shumë i dashur Agron Llakaj së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin e “Vizionit të Pasdites”, dhe ndër të tjera ka folur për mungesën e madhe që ndjen nga humbja e motrës dhe babait.
Agroni tha se humbja e motrës ka ndikuar në raportin që tashmë ai ka me vëllezërit e motrat pasi ishte një ikje e madhe. Ndërkohë shtoi se shpesh e kërkon babain e tij për bashkëbisedim, ndërsa theksoi se kur shkon te nëna i mungon shprehja e të atit, “O Goxho, ku je?”.
“Zoti nuk më kishte mësuar me vdekjen. Momentin e parë ishte me motrën dhe më tepër pamundësia ishte për t’iu gjendur sepse u shtrua në spital, Covidi nuk lejonte komunikimin dhe na iku vetëm si zë. Thjesht i dëgjova zërin. ‘Kam ftohtë’,-tha. Ajo ishte goditja e parë.
Jeta vazhdon dhe në raport me vëllezërit dhe motrat, nuk jemi më ata që kemi qenë se humbja nuk ishte e vogël. Gjithmonë me atë që kështu ishte një zgjedhje e Zotit dhe duke e respektuar si të tillë, por pa e menduar se pas saj do të vinte largimi i tim ati, që lidhja ime me atë ka qenë e jashtëzakonshme.
Dikush që e dëgjonte thoshte 88, ka jetuar plot, por ai ishte babai im. Ka momente që e kërkoj për të bashkëbiseduar. Sa herë që shkoj te mamaja më mungon një “O Goxho, ku je?”.
Dhimbja mbetet, por babai im aq i mirë, aq i ngrohtë. Por, jam i lumtur sepse një pjesë të tij e trashëgoj unë. Me gojëdhënat që fliste im atë, unë ndërtova një personazh Temën, babai thoshte të qeshin njerëzit”, tha Llakaj.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
