
Ish-banorja Big Brother kërcënohet online, avokati: Institucionet duhet të ndërhyjnë, sulmuesit të dënohen

Rrjetet sociale, janë kthyer në një mjet kërcënimi, duke u kthyer në një shqetësim madhor, për njerëzit e thjeshtë, por edhe për ata publikë.
Mësohet se rasti i fundit publik është ai ish-banores së Big Brother VIP 1, Beniada Nishani, e cila vendosi që personin që e kërcënonte online, ta publikonte me emër dhe figurë.
Ky ishte një veprim, për t’i dhënë edhe një mesazh të gjitha vajzave dhe grave që bien pre e kërcënimeve, që të mos heshtin, por t’i denoncojnë.
Avokati Alban Duraj, i ftuar në “Wake Up”, u shpreh rastet e tilla janë shtuar kohët e fundit edhe për shkak të zhvillimit të teknologjisë, ndërsa bën thirrje që institucionet të reagojnë në kohë dhe personat përgjegjës të marrin dënimin e merituar.
“Ne na lind detyra që të krijojmë mundësitë që këto raste të minimizohen”, tha ai.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128