“Ishin të lodhur, të rënduar”/ Françeska zbulon një sekret nga BBV3: Donim të organizonim një dasmë…

Ish-banorja e “Big Brother VIP3”, Françeska Murati, ishte mëngjesin e kësaj të premte e ftuar në emisionin “Wake Up”. Ajo foli pak për rikthimin mbrëmë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, me rastin e ditëlindjes së Meriton Mjekiqit.
“Nuk m’u duk shumë rikthim por si normalitet, sepse nuk kam shumë ditë që kam ikur. Unë i pashë që ishin shumë të lodhur, të rënduar. Ishte një moment që po shihja në sy Eglën dhe ishte gati e përlotur. Është një ngarkesë shumë e madhe dhe të duket sikur nuk do të vijë kurrë fundi. Por edhe pak kohë ka mbetur”, tha Murati.
Por jo vetëm kaq, pasi Françeska tregoi edhe një sekret që ajo dhe 5 banorët e tjerë kishin menduar para se ajo të dilte përfundimisht nga shtëpia e BBV.
“Ne ishim organizuar të bënim një dasmë, të bënim Eglën nuse. Juli do ishte dhëndër. Do e bënim si tip shakaje dhe unë që do i martoja të dy. E kishim bërë plan që nëse do vazhdoja në shtëpi, të nesërmen t’a bënim. Kishim porositur fustanin”, tha Françeska.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

