"Jemi si uji me çokollatën' Gent Zenelaj flet për raportet që ka sot me Saimir Kodrën

Prej vitesh Gent Zenelaj dhe Saimir Kodra drejtojnë bashkë emision investigativ "Stop".
Fillimisht në ‘Agon Channel’ e tani në TV Klan , ata krijuan një dyshe të suksesshme.
Ajo që në fillim nisi me vështirësi duket se tani është kthyer në një partneritet të fort skenik.
I ftuar në ‘Wake Up’, Genti zbuloi se ai dhe Saimiri janë si ujë me çokollatën shumë të ndryshëm, por kanë kimi.
“Të them të drejtën, unë kam alkimi me të gjithë por përderisa kam kimi me Saimirin… Kam 8 vite, kemi alkimi shumë të mirë, Saimir është në linjën e vet, unë jam në linjën time. Pra jemi si uji me çokollatën për njëri-tjetrin. Unë kaloj mirë me njerëzit, përpiqem të jem pozitiv”– tregoi aktori.
Më herët Genti ka treguar se gjëja që nuk i pëlqen te kolegu i tij është zëri i lartë.
“Saimirin e kam koleg shumë të mirë, por e ka zërin shumë të lart, lale. Të punosh afër Saimirit është si të punosh afër sirenës së qytetit. Ku e gjen gjithë atë zë. Po mundohem t`i gjej një regjistër diku qe t`ia ul pak.”
Po ndodh...
Sali Llapa
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128