Lajme flash

Kanye West finalizon divorcin e bujshëm nga Kim Kardashian

20 Tetor 2022, 13:58 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Kanye West finalizon divorcin e bujshëm nga Kim Kardashian
Kanye West duket se është gati të zgjidhë ligjërisht divorcin e tij me Kim Kardashian, pasi ka marrë një nga avokatët më të fuqishëm në Hollywood. Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga Page Six, reperi “Donda” ka paraqitur një “deklaratë”, e cila zakonisht bëhet kur një çështje divorci është në prag të zgjidhjes. Dokumentet tregojnë gjithashtu se 45-vjeçari i ka dërguar të gjitha informacionet e tij financiare yllit televiziv.

Ndërsa ish-çifti kanë rënë dakord se si të ndajnë perandorinë e tyre shumë miliardë dollarëshe, nuk dihet ende nëse ata kanë arritur në një marrëveshje për kujdestarinë e katër fëmijëve të tyre – North, 9, Saint, 6, Chicago, 4 dhe Psalm, 3- vjeç,  e cila mund të jetë një betejë e vështirë për Kardashian. West i tha  prezantuesit Tucker Carlson në fillim të këtij muaji  gjatë një podcasti se ai  nuk është i gatshëm të bëjë “kompromis”  kur bëhet fjalë për arsimimin e fëmijëve të tij. “Nuk bëj kompromis, por kemi arritur në një kompromis që fëmijët e mi të vijnë  pas shkollës dhe të mësojnë korin”, i tha ai Carlson-it.  Reperi i “Donda” dhe ylli i bukurisë janë grindur për muaj të tërë se ku t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë, reperi që sugjeron një “ide” që ata të ndajnë kohën midis shkollës së tyre private dhe Akademisë së tij Donda.

Ata nuk kanë pasur fare komunikim në disa javë dhe i gjithë komunikimi në lidhje me  oraret e fëmijëve është i koordinuar përmes asistentëve”- tha një i brendshëm. Edhe pse Kardashian e di se “të gjithë tani po e shohin vetë” se cila ishte ‘arsyeja e divorcit’, një burim  shtoi se Kardashian “e ndjeu se ishte më mirë t’i jepte fund martesës kur kuptoi se nuk mund të ndihmonte më dikë që nuk donte të ndihmohej”.

 

Po ndodh...