
Këngëtarja shqiptare nderohet nga Këshilli Bashiak i Nju-Jorkut

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Enisa Nikaj, e cila prej vitesh jeton në SHBA, është nderuar nga Këshilli Bashiak i New York-ut për arritjet dhe shërbimet që ajo i ka dhënë komunitetit të këtij qyteti.
Lajmin e ka ndarë vetë Enisa përmes një postimi në Instagram, ku ka shkruar:
“Prindërit e mi erdhën në Amerikë nga një qytet shqiptar në Mal të Zi me asgjë në emrin e tyre. Edhe pse jam lindur dhe rritur në New York, ata gjithmonë janë kujdesur që të mos harroj kurrë kulturën tonë, rrënjët shqiptare nga Tuzi i Malit të Zi. Nga qyteti i vogël i prindërve të mi, të nderohem për arritjet e mia në qytetin më të madh në botë, është diçka e mahnitshme. Faleminderit Këshillit Bashkiak për nderin! Shqiptaro-malazezët në mbarë botën, krenarë që janë ndër të parët që hapin rrugën për brezin e ardhshëm!”

Sondazhet dhe e vërteta!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128