Negociatat me Iranin të shtunën në Islamabad/ Trump dërgon për bisedime në Pakistan JD Vance, Kushner dhe Witkoff

Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se SHBA-të po dërgojnë një ekip negociator, të udhëhequr nga zëvendëspresidenti JD Vance, në Pakistan për bisedime.
“Mund të njoftoj se presidenti po dërgon ekipin e tij negociator, të udhëhequr nga Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, i dërguari special Witkoff dhe z. Kushner në Islamabad për bisedime këtë fundjavë”, tha Leavitt, duke iu referuar Steve Witkoff dhe Jared Kushner.
“Raundi i parë i këtyre bisedimeve do të zhvillohet të shtunën në mëngjes sipas orës lokale dhe ne e dimë se mezi presim këto takime ballë për ballë.”
Ajo shtoi se Irani ka lënë të kuptohet se do të dorëzojë rezervat e tij të uraniumit të pasuruar.
“Kjo është në krye të listës së prioriteteve për presidentin dhe ekipin e tij negociator ndërsa ata hyjnë në këtë raund të ardhshëm diskutimesh”, tha ajo.
Po ndodh...
Çfarë janë socialistët pa Ramën, "mut"?!
ide
Partitë peng, politika peng, Shqipëria peng!
Elisa dhe dilema e trashëgimisë politike të Ramës!
Eunukët e pushtetit kanë gjithçka, përveç guximit për dinjitet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


