Kryetari i bashkisë së Nju Jorkut live në “Kënga Magjike”, djali i tij një prej konkurrentëve

27 Nëntor 2022, 00:25 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Kryetari i bashkisë së Nju Jorkut live në “Kënga

Premtimi se “Kënga Magjike” do të sillte surpriza në ekranin e Tv Klan në finalen e madhe, shkoi përtej pritshmërive. Teksa Ardit Gjebrea njoftoi se në sallën e Pallatit të Koncerteve ndodhet kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shtoi se nuk është i vetmi kryetar.

Jehona e “Këngës Magjike” është përhapur deri në SHBA. Vetë “New York Post” i ka dedikuar një artikull festivalit të muzikës për një arsye të fortë. Djali i kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut është konkurrent në kategorinë “Big” të festivalit. Ne e kemi njohur si Jayoo, reperi i pëlqyer shpejt nga publiku shqiptar me këngën “Itsy Bitsy”.

Sonte, vetë kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams në një videothirrje me festivalin, ka disa fjalë dhe jo vetëm, por edhe një veprim domethënës.

Po ndodh...

ide