“Lepurush”/ Miri debat të ashpër me Mateon: Hajde provoje

17 Shkurt 2026, 18:38 / SHOWBIZ ALFA PRESS

“Lepurush”/ Miri debat të ashpër me Mateon: Hajde provoje

Një përballje me tone të larta është regjistruar në “Big Brother VIP Albania”, ku Miri dhe Mateo janë përfshirë në një debat verbal që për pak sa nuk degjeneroi më tej.

Gjatë diskutimit, të dy banorët shkëmbyen akuza dhe sfida të drejtpërdrejta. Mateo e quajti Mirin “lepurush”, ndërsa ky i fundit iu kundërpërgjigj duke i thënë se “ke filluar të bësh garipin”.

Debati u shoqërua me replika të forta, ku të dy i kërkonin njëri-tjetrit të “provojë” dhe e akuzonin tjetrin për provokim.

Mateo: Hajde provoje shpullën.

Mateo: Të shohim sa i fortë je.

Miri: A do ma presësh veshët? Më the do të pres veshët, hajde preje veshët.

Mateo: Hajde pra, gjuaje shpullën.

Mateo: Ti ke ardhur për dhunë fizike.

Miri: Veshët, veshët, a do m’i presësh veshët? Hajde pra m’i pre veshët.

Mateo: Hajde pra se do më gjuash.

Miri: Ti erdhe për të gjuajtur.

Mateo: Ku e pe ti që erdha unë për të gjuajtur?

Miri: Ti erdhe këtu se unë isha këtu, hajde pra gjuaj.

Mateo: Rri urtë aty, ose mos u ço fare.

Mateo: Para teje jam më i madhi, o sa i lartë jam unë para teje. Ke mbaruar, je leckë.

Miri: Ke filluar të bësh garipin.

Miri: Po më gjuaj ti, preje veshin.

Mateo: Ty nuk të llogaris fare unë.

Po ndodh...