Mes Jorës dhe Joanës si partneret e tij të kërcimit në DWTS, Irgen Çela zgjedh...

24 Dhjetor 2023, 18:11 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Mes Jorës dhe Joanës si partneret e tij të kërcimit në

Irgen Çela ka qenë një nga gjysmëfinalistët që u eliminuar ditën e premte nga spektakli “DWTS”. I ftuar sot në “Fan Club DWTS”, Irgen Çela ka marrë një video-mesazh nga ish-partnerja e tij Joana e cila e vë me shpatulla pas murit në emision. Ajo e pyet se cila nga partneret ka pëlqyer më shumë, Jorën apo atë që kërcyen së bashku për gjashtë javë.

Irgen Çela: Unë kam marrë më të mirën nga të dyja, por nuk mund të hedh poshtë çfarë ka bërë Jora. Unë nuk mund t’i bëja kurrë ato performanca pasodoblen, konteporanen, qoftë edhe tangon në qoftë se nuk do të kisha pasur Jorën partnere.

Albi Nako: Pa Jorën nuk do të kishe arritur kurrë deri këtu.

Irgen Çela: Nuk mund të hedh poshtë as 6 javë punë që kam bërë me Joanën dhe përkushtimin e saj gjatë 6 javëve. Në qoftë se kam arritur deri në javën e gjashtë, ka qenë falë asaj. 

 

Po ndodh...