Selena Gomez më e dashuruar se kurrë, ndan fotot me partnerin

Selena Gomez ka rënë në dashuri me partnerin e saj të ri Benny Blanco, dhe një gjë të tillë e ka dëshmuar më së mirë me anë të disa fotografive romantike që ka publikuar në rrjetin e saj social Instagram.
Ata kanë konfirmuar lidhjen e tyre prej shtatë muajsh. Një tjetër imazh tregon çiftin e dashuruar, duke u përqafuar në kuzhinë teksa po përgatisnin mëngjesin.

Ky është një moment i veçantë në karrierën e tyre, pasi tregon shijen e tyre të përbashkët në gatim. Gomez ka një emision gatimi në Hulu të quajtur “Selena + Chef”, ndërsa Benny po përgatit librin e tij të ri të gatimit që do të lançohet në prill.
Duket se pas disa marrëdhënieve të pakënaqura nga e kaluara e saj, Gomez më e fundit është e lumtur për lidhjen e saj të re. Dashuria mes çiftit u shfaq verën e kaluar, kur nisën prodhimin e këngës së saj “Single Soon”.

Që atëherë ai ka ndarë disa foto në rrjetet e tij sociale, duke konfirmuar se ishte i gatshëm t’i jepte dashurisë një tjetër shans në moshën 35-vjeçare.
-
Nëna e Navalnyt: Ishte i shëndetshëm 4 ditë më parë
16 Shkurt, 17:28 -
-
-
-
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





