"Është vetëm 21-vjeçe por duket si 40..." - Fansat të shokuar me ndryshimin në pamje të aktores së njohur!

Daljet e fundit të Millie Bobby Brown i kanë befasuar fansat, të cilët po pyesin se cfarë ka bërë ajo që duket ‘një dekadë më e vjetër’ se mosha e vet aktuale.
Aktorja 21-vjeçare pothuajse nuk njihej kur parakaloi në tapetin e kuq në premierën e filmit të saj të ri, “The Electric State” në Los Angeles.

Kjo erdhi pas paraqitjes së saj në SAG Awards në fillim të kësaj jave, që i shokoi përdoruesit e mediave sociale. Një prej tyre shkroi në X se do t`i duhej të kontrollonte edhe një herë nëse ylli i Stranger Things është vërtet 21 vjeçe dhe jo 40 siç duket.

“Që kur është në modë që një 21 vjeçare të duket si 45”-ka shkruar një tjetër. Ndjekësit kanë spekuluar se Millie, e lindur më 19 shkurt 2004, mund t’i jetë nënshtruar ndërhyrjeve të tilla si injeksione mbushëse në pjesën e faqeve dhe buzëve.
“Mollëzat e saj janë më të larta dhe buzët duken më të plota, gjë që mund të jetë rezultat i mbushjes”-pohoi doktor Paul Banwell, një kirurg plastik.
Banwell paralajmëroi më tej se Millie nuk duhet të rrezikojë bukurinë e saj natyrale duke e tepruar me fillerat.”Kjo mund të shkaktojë edhe atë që njihet si “fytyra jastëk”, apo “një fytyrë të ngrirë”-tha ai
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
