“Të gjithë në stadium e dinin që Buffon më tradhtonte”, ish-partnerja: Thjesht ndalova…

15 Shtator 2023, 11:57 / SHOWBIZ ALFA PRESS

“Të gjithë në stadium e dinin që Buffon më
Alena Seredova, ish-partnerja e Gianluigi Buffon, është e lumtur dhe ka gjetur dashurinë. Ajo dhe Alessandro Nasi u martuan pak muaj më parë. Duke folur për mediat italiane, Alena kujton dhimbjen që ndjeu për tradhtinë e ish-bashkëshortit të saj:

“Shkova në stadium për të brohoritur, por të gjithë e dinin. Të gjithë të ashtuquajturit miqtë dhe të njohurit e futbollit më thanë që e dinin. Dhe pastaj ndalova së frekuentuari stadiumet” – pohoi Seredova, duke iu përgjigjur në një farë mënyre edhe partneres aktuale të portierit, teksa lajmëroi se shumë shpejt do të martoheshin.

Alena Seredova e dinte gjithmonë se si duhet të ishte partneri i saj i ri. “E kisha të qartë…Dhe më pas, pak kohë më pas, takova Alessandron. Besoj në atë që një person përcjell dhe për çfarë është gati…U dashuruam me njëri-tjetrin dhe më pëlqen fakti që jemi mirë së bashku.

Bilanci i tre muajve të parë të martesës? Nuk ka ndryshuar shumë në shtëpi, ne kemi shumë kohë që jetojmë bashkë” – përfundoi ish modelja e famshme çeke, e cila ka dy fëmijë me legjendën e portës italiane, Buffon.

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128