VIDEO/ E trishtë! Nga surpriza për Laertin u mësua se aktorja e Madhe Tinka Kurti ka përfunduar në azil pleqsh!

6 Prill 2025, 09:58 / SHOWBIZ ALFA PRESS

VIDEO/ E trishtë! Nga surpriza për Laertin u mësua se aktorja e

Në spektaklin e mbrëmshem, Laerti u surprizua nga aktorja e madhe, Tinka Kurti dhe nga aktori Helidon Fino.

Në rrëfimin e tij të jetës, Laerti tha se idhulli i tij është Tinka Kurti, dhe kjo e fundit i dha mesazhin që të ecë përpara.

Aktorja e dha mesazhin teksa ndodhej në shtëpinë e të moshuarve.

Ndër të tjera tha: “Laerti të ketë rrugën e mbarë dhe Tinkën të mos e harrojë kurrë. Erdha në këtë shtëpi që e shihni ju, për mua është tragjedi. Këtu ka njerëz të mrekullueshëm. Ne jemi të numëruar në jetë tani, ja na ikur Margarita. Për mua ka qenë tronditje e madhe, ne jemi artistë që i kemi shërbyer popullit, do i shërbejmë këtij kombi deri sa të kem i frymën e fundit”, tha ajo.

Është e rëndësishme të theksohet se më 4 prill 2025, Tinka Kurti mori pjesë në homazhet për aktoren Margarita Xhepa, ku u shpreh e përlotur dhe me dhimbje të madhe për humbjen e saj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128