“Shqipëria meriton institucione që dëgjojnë, jo që godasin”/ Dhuna ndaj protestuesve, reagojnë Demokratët Evropianë: Në vend që të dialogojnë përdorin shkopinj gome

Partia e Demokratëve Evropianë (PDE / EDP) ka reaguar sërish lidhur me protestat në Shqipëri, duke kritikuar mungesën e dialogut institucional dhe mënyrën e trajtimit të protestuesve.
Në një deklaratë në rrjetet, PDE thekson se kanë kaluar 33 ditë pa përgjigje dhe pa dialog, ndërsa sipas tyre, në vend të komunikimit me qytetarët po përdoren gjithnjë e më shpesh mjete force.
“Tridhjetë e tre ditë pa përgjigje. Tridhjetë e tre ditë pa dialog. Dhe tani, shumë shpesh, me shkopinj gome në vend që të dëgjojnë. Kjo nuk është mënyra se si sillet një demokraci: pushteti nuk duhet të bëhet kurrë i papërshkueshëm nga uji, i izoluar nga qytetarët, dhimbja dhe pyetjet. Shqipëria meriton institucione që përgjigjen, jo institucione që godasin. Një detaj mbush zemrat tona evropiane: flamuri i BE-së pranë atij shqiptar. Sepse vendi i Shqipërisë është në Evropë – dhe demokracia është ura”, thuhet në reagim.

Po ndodh...
ide
Kriteret e Tiranës
Ku puqen e ku jo analogjitë Shqipëri-Serbi?
Nuk bëhet Shqipëria e re, me Shqipërinë e vjetër!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128