Dosja mafioze “The Albanian Files”, si shteti personal i Ramës po tenton të rrëmbejë gjithë Shqipërinë
Është e frikshme se si Shqipëria u kthye në Pronën Private të një grushti njerëzish, dhe "Albanian Files" e dokumenton këtë. Në emër të zhvillimit po ju merret çdo pëllëmb tokë brezave të ardhshme dhe po i kalon 7-8 familjeve që zotërojnë oligopolet në vend, dhe tashmë do ju trashëgojnë fëmijëve të tyre Shqipërinë… të tërën atë, më të mirën e saj me bregdete, male, kodra e fusha do jetë e fëmijëve të Edi Ramës dhe 7-8 oligarkëve të tij. Në emër të estetikës së studiove prestigjoze arkitekturore, po rrëmbehet çdo m2 në zonat e mbrojtura dhe po ndërtohet çifligu personal i fëmijëve të oligarkisë dhe Edi Ramës!
Ekziston (vetëm) një lloj socializmi që nuk shpërndan pasurinë, por e koncentron atë. Që nuk i jep fuqi shtetit për t’i shërbyer qytetarit, por e përdor shtetin si mjet për t’i shërbyer oligarkisë dhe pushtetit të tij.
Edi Rama mishëron pikërisht këtë version të socialistit:
Politikanin që përdor socializmin si mbretëri personale ekonomike, ku funksionin dhe qëllimin kryesor ka të vendosë kush pasurohet dhe kush jo, kush merr tokën dhe kush mbetet pa perspektivë. Ky është Edi Rama dhe libri “Albania Files” është dokumenti më transparent i lakmisë gjakatare të tij për pasuri, i grykësisë hoxhiste të tij, për të qënë diktator i ekonomisë shqiptare!
“The Albanian Files” është dokumenti 750-faqësh i kësaj mbretërie.
Është libër i botuar nga Lars Müller Publishers, me parathënie të nënshkruar nga vetë Edi Rama, kryeministër. Sot Rama po thotë se nuk është libri i tij, se ka dhënë vetëm “një kontribut me tekst parathënës”. Kjo gënjeshtër mund të çmontohet fjalë për fjalë por para se ta bëjmë, duhet kuptuar çfarë tregon libri.
“The Albanian Files” nuk është libër arkitekture. Është atlas i grabitjes së Shqipërisë, në tokat e saj dhe në të ardhmen e Shqiptarëve!
Shqipëria nuk është e atyre që kanë kombësi shqiptare, por e atyre që zotërojnë tokat, bregdetin, malet dhe resorset e Shqipërisë!
Të tjerët janë skellëvërit e tyre që lëngojnë bashkë me Shqipërinë!
Shqipëria e vërtetë është ajo ekonomike, territoriale, bregdetare dhe nuk u përket 2.8 milion shqiptarëve. U përket një grusht familjesh dhe kompanish që zotërojnë oligopolet e ekonomisë. Janë ata që zotërojnë plazhet, malet, lumenjtë, minierat. Janë ata që vendosin çmimet, që zaptojnë kontratat publike dhe lejet e ndërtimit. Janë ata për të cilët ndryshohen ligjet, pro dhe jo kundër tyre.
Albanian Files nuk përputhet me sipërmarrjen e ndershme e të talentuar dhe tregun e lirë, as me kërkesë- ofertën e tregut, por me paratë e trafikut të drogës dhe korrupsionit qeveritar si në rastin e Shtufit dhe Kollçekut, që konvertohen në beton teksa shkatërrojnë ekonominë, natyrën dhe të perspektivln e këtij vendi!
Çfarë është “The Albanian Files?
Studio arkitekturore nga e gjithë bota, mes tyre fitues të çmimit Pritzker, Nobel-it të arkitekturës: Álvaro Siza, RCR Arquitectes, Elemental i Alejandro Aravena-s, Herzog & de Meuron, janë Fasada pefekte për të mbuluar dhe manipuluar një vjedhje historike me një arkitekt të vetëm: Edi Ramën!
Rama i ka ftuar personalisht. Álvaro Siza e shkruan në libër fjalë për fjalë: “Following a recommendation by Camilo Rebelo, I was introduced to the prime minister, Edi Rama. I was later invited to study the master plan for a section of Albania’s beautiful Adriatic coastline.”
Bregdeti Adriatik i Shqipërisë territor shtetëror dhe kujdes: Jo qeveritar por i shtetasve shqiptarë, pronë e qytetarëve u propozua si “masterplan” nga Rama personalisht te një arkitekt i huaj. Dhe pastaj sot Rama thotë se nuk e njeh librin.
Por përveç kësaj, nga Shën Gjini në Sarandë, është vendosur që të ndërtohen rreth mijëra deri në miliona metër katrorë ndërtime për vetëm pak njerëz.
Kush janë disa nga Projektet dhe numrat që libri Nuk Mund t’i Fshehë?
Kur lexohen tabelat e projekteve, dalin shifrat. Jo interpretime, shifra të shkruara nga vetë arkitektët:
1. Aires Mateus e Associados (Lisbonë): 9 projekte bregdetare me sipërfaqe totale 304,500 m² ndërtim dhe beton!
2. Vetëm Karpen Marina një projekt i vetëm është 120,000 m², e barabartë me një lagje urbane të tërë.
3. Vlora, Durrësi, Saranda, Radhima, Ksamili, Shëngjini, e gjithë vija bregdetare nga veriu në jug është e mbuluara nga kjo studio e vetme. Zhvilluesit: Millennium Group dhe Autokton Konstruksion. Vetë këto dy kompani të lidhura me Edi Ramën që prej kohës që ai ishte kryetar Bashkie përftojnë qindra mijëra m2!
4. MVRDV (Rotterdam): 6 projekte vetëm në Tiranë dhe Sarandë, 156,500 m² totale.
5. “The Tailor of Tirana” ka 47,000 m² — një kompleks rezidencial privat i barabartë me një lagje.
6. “Berdenesh Hills” në Sarandë 26,000 m², nën ndërtim. Zhvilluesit: Texas Development,
7. BIG Bjarke Ingels Group (Kopenhagen): Barcelona Tower 190 metra lartësi, 33,000 m², kulla rezidenciale mbi Sheshin Skënderbej. Zhvillues : Kastrati Group
8. Red Sol Resort Dhërmit me 10,000 m² kompleks vilash dhe apartamentesh privat mbi shkëmbin e Rivierës, tipologji “fortress-kasbah” që mbyll aksesin ndaj detit të pulikut.
9. Archi-Tectonics : Festival City në Tiranë me 140,000 m² masterplan, me kërkesë minimale 12 kate ndërtimi. Qytet brenda qytetit të betonozuar të Tiranës!
10. MCA Mario Cucinella Architects: UMEA — masterplan bregdetar pranë grykës së Vjosës dhe aeroportit të ri të Vlorës mbi 650 hektarë territor. 6.5 milion m² sipërfaqe toke “leisure, hospitality and living” me qëllim shndërrimin e tij në “destinacion turistik gjatë gjithë vitit.” Pra 6.5 milion m2 resorte në duar të Balfin dhe shtufëve të tij!
Vetëm këto 5 studio nga 58, dokumentojnë projekte me sipërfaqe totale mbi 647,750 m² ndërtim të projektuar, plus 650 hektarë territoriale. Kjo është vetëm maja e ajsbergut sepee 53 studio të tjera nuk kanë tabela me m² të lexueshme.
Zonat e Mbrojtura: Bregdeti, Vjosa, Butrint, Divjakë
Libri dokumenton praninë e projekteve në zona që ligji ose konventat europiane i mbrojnë:
1. Riviera Jonike: BIG ndërton Red Sol Resort në Dhërmi — 10,000 m² vila dhe apartamente private mbi shkëmbin malor.
2. Elemental (Pritzker) ka Dhërmi Resort dhe Green Valle komplekse private të kamuflazhuara në vegjetacion malor.
3. EAA Emre Arolat Architecture ka projektin bregdetar “Lura 5, Lalëzit Bay” dhe arkitekti vetë shkruan me ndershmëri shokëse: “shkova ta vizitoj Lalëzin dhe në habii natyra, por fatkeqësisht ndërtimet e kishin shkatërruar, por nga qeveria më thanë se mos u mërzit pasi do e ndërtojmë Lura5 sipas vizionit tënd”
4. Vjosa: Studio Gang (Chicago) ka projekt ure mbi Vjosën me spa të integruar. Vjosa është lumë i mbrojtur ndërkombëtarisht, propozuar si park kombëtar. Ura me spa nuk është infrastrukturë , është turistifikim i një ekosistemi të paprekur.
5. Butrint: Herzog & de Meuron ndër studijet më të famshme në botë po ndërtojnë qendër vizitorësh. Por po aq reale është prania e American Bank of Investment me “Art Garden Petrela” po me Herzog & de Meuron projekt privat, nën ndërtim.
6. Divjakë: Anupama Kundoo Architects ka projekt urban mbi Lagunën e Karavastasë dhe Parkun Kombëtar të Divjakës , zona Natura 2000, shtëpi e pelikanit kaçurrel. Faqja e librit tregon masterplan urban mbi 35 km gjatësi territori lagunar.
Çfarë Është Realisht ky “Vizion”
Edi Rama ka luajtur rolin e mbretit narcist dhe të marrosur pas vete, të ekonomisë. Jo si shtet që shpërndan mirëqenie, por si monarki private që vendos kush hyn në klasën e pronarëve të Shqipërisë dhe kush mbetet jashtë. Ka importuar 58 studio arkitekturore ndërkombëtare jo për të ndërtuar shkolla, spitale, infrastrukturë publike, por si fasadë kulturore e transferimit të tokës publike dhe bregdetare tek oligarkia. Emri i Bjarke Ingels mbi “Barcelona Tower” legjitimon densifikimin e Tiranës me kullë 190-metrore private. Emri i Álvaro Siza mbi masterplanin bregdetar legjitimin privatizimin e Adriatikut.
Kjo është lakmi djallëzore e veshur me “vizion”.
Protesta e muajit të fundit nuk ishte vetëm kundër Edi Ramës personalisht. Ishte kundër sistemit ekonomik që ai dhe Berisha kanë ndërtuar së bashku për 35 vjet, sistem ku Shqipëria nuk i përket atyre që kanë gjak shqiptar, por atyre që zotëron tokën, ekonominë, plazhet, malet dhe lumenjtë.
“The Albanian Files” është dëshmia e dokumentuar se pas shtetit privat të Enver Hoxhës dhe PPSH-së, ritkthemi te shteti privat i Edi Ramës dhe oligarkëve të tij.
Po ndodh...
ide
Nuk mund të jesh engjëll nëse mbron djallin...
Revolucioni si alternativë ndaj tranzicionit pa fund
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128