‘Shtrigat’ që sulmojnë gjatë natës
Në Mesjetë, njerëzit në Angli besonin që shtrigat sulmonin njerëzit natën duke hipur mbi kraharorët e tyre teksa ata flinin. Shtriga mendohej se ishin njëkohësisht shkaktare të ëndrrave të këqia të viktimave të tyre Në librin e tij “Misteret”, eksperti i fenomeneve paranormalë, Colin Wilson përmend se si miku i tij, Bill Slater, që dikur ka qenë kreu i BBC, bënte komente prej hokatari gjatë një seance psikike. Kur ai shkonte në shtrat, thotë Wilson, zgjohej më vonë atë natë “i bindur se një lloj entiteti i padukshëm po përpiqej të merrte kontrollin e trupit të tij”. Duheshin 20 minuta betejë e vazhdueshme përpara se ta “dëbonte”. Por, nëse dëshiron të gjesh një shpjegim të rëndomtë për fenomenin e Slater, nuk ka nevojë të shohësh shumë larg. Këto kohë, gjendja e njohur si Paraliza e Gjumit përdoret për të shpjeguar – dhe shpesh herë për të injoruar pa të drejtë – një numër jo të vogël përvojash paranormale gjatë natës, që nga episodet e rrëmbimit të alienëve deri tek incidentet jashtë trupit. Paraliza në gjumë është një gjendje në të cilën një person përjeton një paralizë të përkohshme të trupit menjëherë pasi zgjohet (dhe më rrallë, pasi bie në gjumë). Ndonëse mendja është në gjendje zgjimi, ata që vuajnë nga kjo lloj paralize e gjejnë veten të paaftë të lëvizin, ndonjëherë deri për disa minuta. Në disa raste, ai që vuan mund të përjetojë haluçinacione të dëgjimit, prekjes apo shikimit. Kjo gjendje është e lidhur ngushtë me paralizën normale që ndodh gjatë fazës REM të gjumit, e quajtur atonia e muskujve, në të cilën trupi paralizohet për të penguar një person që të kryejë aktivitetet që sheh në ëndërr, si për shembull lëvizja e këmbëve në rast se në ëndërr është duke vrapuar. Disa shkencëtarë besojnë se është një pjesë normale e ciklit të gjumit dhe kur ndodh paraliza e gjumit, truri është zgjuar nga një gjendje REM në një gjendje pothuajse zgjimi të plotë, e megjithatë paraliza e trupit vazhdon. Disa prej shkaqeve të mundshëm të paralizës së gjumit përfshijnë pengimin post-sinaptik të neuroneve të trurit apo nivele të ulët të melatoninës. Gjithashtu, besohet se narkolepsia (një gjendje neurologjike që karakterizohet nga një gjendje gjumi tërë ditën) mund të shkaktojë paralizën e gjumit. Por nuk është e thënë se narkoleptikët vuajnë nga kjo gjendje. Në fakt, studime të ndryshëm tregojnë se shumica e njerëzve e përjetojnë paralizën e gjumit të paktën një here gjatë jetës.
Po ndodh...
Sali Llapa
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128