Qeveria mbylli kolegjin “Mehmet Akif”, nxënësit: Mësimdhënia është me cilësi të lartë

Pas vendimit të qeverisë për mbylljen e kolegjit turk “Mehmet Akif”, nxënëset e kësaj shkolle dolën në protestë.
Nxënëset thonë se nuk duan të largohen nga shkolla.
Shprehen së mësimdhënia është me cilësi të lartë dhe plotëson të gjitha kërkesat e për arsim të denjë.
Ka dhe prej atyre të cilat mbajnë në duar diplomat e firmosura nga vetë kryeministri Edi Rama duke dëshmuar se kjo shkollë është një shembull i ekselencës në arsimin shqiptar.
Pak para protestës reagoi dhe ministria e arsimit që sqaron arsyet e mbylljes së shkollës.
Nëpërmjet një statusi në Facebook, deklaron se kolegji “Mehmet Akif” është në shkelje të ligjit.
Pretendon se zhvendosja e kolegjit në këtë godinë, nuk është miratuar dhe se nuk janë plotësuar kriteret ligjora edhe pse janë kryer dy herë verifikmet nga ky institucion.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

