Transformohet rruga e shkollës ‘Edith Durham’, Veliaj premton rregullimin e akseve të tjera

18 Nëntor 2022, 12:18 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Transformohet rruga e shkollës ‘Edith Durham’, Veliaj premton

Bashkia e Tiranës ka nisur rregullimin e disa akseve pranë shkollave në kryeqytet duke filluar me Rrugën para shkollës “Edith Durham”  e cila është transformuar tërësisht duke rritur sigurinë e nxënësve.

Përmes një postimi në rrjete sociale, kryebashkiaku Erion Veliaj thekson se edhe 12 rrugë të tilla do jenë pranë shkollave gjatë vitit tjetër për t’u shtrirë më pas në gjithë qytetin.

Rruga para shkollës ‘Edith Durham’ tashmë duket kështu. – Projekt i shpejtë, i dashur dhe tepër funksional! Edhe 12 rrugë të tilla do jenë pranë shkollave gjatë vitit tjetër, për t’u shtrirë më pas në gjithë qytetin! Faleminderit Qendra Marrëdhënie dhe gjithë partnerëve”, nënvizon Veliaj.

 

Po ndodh...

ide