Sot 40 ditët që sfidojnë pushtetin/ Revolta kundër Kastës dhe Ramës nuk ndalet, qytetarët sërish sot në shesh: Ju erdhi fundi!
Sot protesta qytetare hyn në ditën e saj të 40-të, duke u kthyer në një nga lëvizjet më të gjata qytetare që ka njohur Shqipëria në vitet e fundit.
Për 40 ditë me radhë, qytetarët janë mbledhur çdo mbrëmje para Kryeministrisë me të njëjtat thirrje që dëgjohen që prej ditës së parë: “Rama në burg, Berisha në burg”, “Rama jep dorëheqjen” dhe “Shqipëri e Re”.
Edhe mbrëmjen e djeshme, si në 38 ditët e tjera, pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshuan në rrugët e Tiranës, ndaluan para Kuvendit dhe më pas përpara selisë së Partisë Demokratike, ku brohoritën “Opozitë e shitur”, duke akuzuar opozitën se është bërë pjesë e të njëjtit sistem që qytetarët kërkojnë të rrëzojnë.
Në këto 40 ditë, podiumi i protestës është kthyer në një tribunë qytetare, ku çdo mbrëmje ngrihen shqetësime për korrupsionin, varfërinë, largimin masiv të të rinjve, gjendjen e shëndetësisë, arsimit dhe mënyrën se si përdoren paratë publike. Ditët e fundit, në qendër të kritikave ka qenë financimi me 4 milionë euro i koncertit të Kanye West, një vendim që protestuesit e kanë cilësuar simbol të shkëputjes së qeverisë nga problemet reale të qytetarëve.
Pavarësisht vapës, lodhjes dhe kalimit të javëve, pjesëmarrja në protestë nuk është ndërprerë asnjë ditë. Organizatorët këmbëngulin se kjo nuk është një protestë e partive politike, por një lëvizje qytetare që do të vazhdojë deri në arritjen e objektivave të saj.
Edhe sot, në ditën e 40-të, qytetarët pritet të rikthehen sërish para Kryeministrisë, me të njëjtin mesazh që ka shoqëruar protestën që prej 40 ditësh: Rama jep dorëheqjen!
Po ndodh...
ide
Të dyzetat e një sistemi antikombëtar!
Protesta nuk ka nevojë për tutorë
Protesta dhe Njeriu i Divanit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128